Toyota prezantoi në Ekspozitën Ndërkombëtare të Makinave në SHBA makinën e saj të re FT-1 e cila u krijua fillimisht në lojën e Sony-t me titull Gran Turismo.

“Bashkëpunuam me ekipin e Gran Turismos për të zhvilluar konceptin tonë”, tregon Alex Sheen, përgjegjësi i pamjes së jashtme të makinës sportive. Kjo makinë ka një bukuri të jashtëzakonshme dhe dizajni i saj është njëkohësisht edhe shumë funksional pasi optimizon performancën aerodinamike.

Gran Turismo është një nga lojërat me makina më të suksesshme në historinë e video-lojërave.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!