Gjenerata e katërt e SUV-it japonez, në tërësi i është dedikuar trendëve urban, por prapë RAV4 edhe më tutje është praktik dhe aventuristë.

Toyota RAV4 është edhe njëri prej modeleve që nuk ka nevojë për prezantim të posaçëm, sepse përmes gjeneratave të deritanishme, ai ka fituar statusin e yllit të automobilave.

Edhe modeli i ri dëshiron t’u mbetet besnike rrënjëve të tij dhe të ofrojë argëtim dhe prakticitet, por është më se e qartë se qëllimet tani janë të drejtuar tek një profil i ri i blerësve. Nga dikur një veturë me dimensione të ngjashme me veturat e segmentit B, tani është shndërruar në një model SUV i gjithanshëm. Gjenerata e re ka pësuar një ndryshim të madh në dizajn.

Me vijat e modeleve Lexus dhe format e ofertës së tanishme të Toyota-s, është arritur një efekt tërheqës dhe i bukur. Maska e përparme sportive dhe mbrojtësit e baltës të dalë anash, në mënyrë të qartë tregojnë për aspiratat e terrenit, ndërsa pjesa e pasme jep përshtypjen e veture e cila nuk di për pengesa.

Është e qartë se RAV4 më nuk dëshiron të jetë vetëm model i dedikuar për blerësit të cilët  nuk e qajnë kokën aq shumë për prakticitet të posaçëm, shumë hapësirë apo pako të pasura të pajisjeve ndërsa pikërisht janë këto segmente në të cilat gjenerata aktuale mundohet të arrij përparimin më të madh në krahasim me paraardhësin. Në pakon Executive, RAV4 do të mundohet t’i tërheq blerësit me detaje si fellnet e errëta, lajsnet e kromuara, xhamat e errësuar dhe veti tjera të shumta, të cilat këtë model e ngrisin në nivele më të larta të tregut.

Më shumë centimetra jashtë, nënkupton më shumë centimetra brenda dhe kjo tek shumica e veturave është gjë e mirë, sepse e ngrit nivelin e përdorshmërisë praktike. RAV4 pa problem e kryen rolin e veturës familjare, edhe pse në krahasim me limuzinat klasike, në disa situata mungon komoditeti. Por kjo në këtë klasë është plotësisht e pritshme. Rregullimi i interierit është në përputhje me filozofinë e SUV-it, kështu që në pakon Executive interieri është rregulluar sipas parimit ‘funksionimi para estetikës.

Në aspektin e funksionalitetit dhe ofertës së hapësirës, nuk ka vërejtje, nga bagazhi me kapacitet 547 litra, e deri te ulëset e gjera si në rendin e parë, ashtu edhe në të dytin. Vërehet edhe kualiteti i lartë i punimit, ku janë përdorur materiale të cilësisë së lartë, ndërsa edhe tabela e instrumenteve ofron të gjitha ato që i nevojiten një vozitësi.

Forcë maksimale e motorit

Modeli në fjalë ka motorin me 4 cilindra turbo-dizel me vëllim 2.2 litra, i cili siguron forcën prej 150 kuaj fuqi dhe momentin e rrotullimit prej 340 Nm. Transmisioni manual me 6 shpejtësi, forcën e kalon në rrotat e përparme, derisa tërheqja me rrotat e pasme lëshohet në mënyrë automatike sipas nevojë, për shembull kur vjen deri te humbja e forcës së tërheqjes me rrotat e përparme. Pasi sot është e zakonshme që të gjitha veturat, pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për vetura të qytetit apo ato për terrene të vështira, të kenë shpirt sportiv, edhe Toyota RAV4 disponon me mënyrën sportive të vozitjes.

Mirëpo, motori më të mirën e jep kur vozitet në mënyrë racionale dhe pa premisa të aspiratave sportive dhe në këtë mënyrë janë edhe performancat. Përshpejtimi nga 0 në 100 km/h arrihet për 9.6 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është 190 km/h. Për vozitësin në çdo moment në dispozicion është një nivel solid i forcës, derisa si këmbim RAV4 kërkon harxhime mesatare prej 8,0 l/100 km. Në të njëjtën kohë, tërheqja me katër rrota dhe distanca nga toka prej 19 centimetrave, ofrojnë siguri të lartë gjatë vozitjes në kushte të vështira.

2198 cc

Shpejtësia

190 km/h

Fuqia

150ps

Harxhimet

8l / 100 km

Interieri

Modeli në fjalë ka motorin me 4 cilindra turbo-dizel me vëllim 2.2 litra, i cili siguron forcën prej 150 kuaj fuqi dhe momentin e rrotullimit prej 340 Nm

Shpejtësia

Përshpejtimi nga 0 në 100 km/h arrihet për 9.6 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është 190 km/h

Harxhimet

Për vozitësin në çdo moment në dispozicion është një nivel solid i forcës, derisa si këmbim RAV4 kërkon harxhime mesatare prej 8,0 l/100 km

Motori

Rregullimi i interierit është në përputhje me filozofinë e SUV-it, kështu që në pakon Executive interieri është rregulluar sipas parimit ‘funksionimi para estetikës

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!