Vijnë fotografitë e para zyrtare të modelit Vitz, i cili në Evropë njihet me emrin Yaris. Modeli i popullarizuar i Toyotas për qytet në versionin e ri sjellë rritje të dimensioneve, por edhe disa ‘gjene mashkullore’ më shumë.

Kështu, mund të themi se Yaris i ri është për 100 milimetra më i gjatë nga modeli aktual, edhe largësia në mes boshteve është më e gjatë, dhe atë për 50 milimetra.

Gjerësia ka mbetur e njëjtë, në nivelin prej 1.695 metrash, mirëpo automjeti është për 20 milimetra më i ulët. Ajo më e rëndësishmja është se Yaris është për 30 kilogramë më i lehtë, respektivisht peshon 1.000 kilogramë.

Falë rritjes së dimensioneve kabina është më komode dhe më e rehatshme. Sa për ilustrim, hapësira për këmbët e udhëtarëve në pjesën e pasme është rritur për 35 milimetra. Në Toyota paralajmërojnë enterier kualitativ dhe të pajisur mirë si dhe pajisje të pëlqyeshme të sigurisë.

Dy gjeneratat e para të Yaris para së gjithash kanë tërhequr blerëset e gjinisë femërore, mirëpo modeli i tretë është dukshëm më i fuqishëm nga pikëpamja e dizajnit, prandaj në Toyota besojnë se do të tërheqin dhe më shumë klientë të gjinisë mashkullore. Ndryshe, në dizajnin e Yarisit të ri mund të vërehen lehtë ndikimet e modeleve Auris e Prius.

Motorizimin para së gjithash do ta përbëjnë dy motorë me benzinë prej 1.0 dhe 1.33 litrash. I pari do të zhvillojë 70, gjersa i dyti 100 kuaj fuqi, si dhe do të vjen me sistemin stop-start.

Modelet për Japoni do të kanë transmetim CVT të fuqisë, derisa në Evropë në pajisjet standarde do të përfshihet marshi mekanik prej pesë shpejtësish. Versionet me naftë dhe hibride priten gjatë vitit 2012.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!

Artikuj të ngjajshëm:

  1. Toyota do të nxjerri në treg modelin Toyota Yaris
  2. Toyota Yaris, gjenerata e tretë