Një garë për t’u harruar e skuadrës Honda me Pedrosan që u tërhoq pas kontaktit me Ianonnen, ndërsa Marquez nuk arriti ta mbante motorin në pistë.

Valentino Rossi rikthehet te fitorja në Çmimin e Madh të Australisë pas 10 viteve duke siguruar edhe suksesin e dytë sezonal në pistën e Philip Island. Podiumi i sigluar i gjithi nën markën Yamaha me Lorenzon dhe Smith, të cilët përfituan edhe nga rrëzimi i Cal Crutchlow në xhiron e fundit.

Një garë për t’u harruar e skuadrës Honda me Pedrosan që u tërhoq pas kontaktit me Ianonnen, ndërsa Marquez nuk arriti ta mbante motorin në pistë ndërsa po komandonte garën. Ishte viti 1998 kur Valentino Rossi fitoi për herë të parë në Phillip Island. “Doktori” mbi të gjitha fitoi duelin me shokun e skuadrës, Jorge Lorenzo, duke e mbajtur pas krahëve të tij, duke falënderuar gjithashtu edhe kampionin e botës, Marc Marquez për dhuratën që i bëri 10 xhiro nga fundi.

Dueli në shtëpinë Yamaha nisi 18 xhiro nga fundi ku Rossi dhe Lorenzo dueluan duke ndryshuar pozicionet. Spanjolli mori kryesimin 4 xhiro më pas por një gabim në frenim bëri që italiani të rikthehej sërish përpara. Valentino besoi deri në fund dhe këmbëngulja iu shpërblye me braktisjen e garës nga Marquez.

Me këtë sukses, Rossi konsolidon pozitat në vendin e dytë të klasifikimit të përgjithshëm me 255 pikë, 8 më shumë se Lorenzo që duhet të luftojë në garën e ardhshme që do të zhvillohet në Malajzi, për të fituar sa më shumë terren.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!