Version i posaçëm i Alfa 4C për Frankfurt

Version i posaçëm i Alfa 4C për FrankfurtAlfa Romeo ka botuar një foto me të cilën paralajmëron ardhjen e versionit të përmirësuar të modelit 4C në panairin e veturave në Frankfurt.

Me këtë rast, italianët kanë paralajmëruar pamjen e re të këtij modeli sportiv. Këtu nuk bëhet fjalë për ndryshime të natyrës teknike apo të dizajnit, por thjeshtë për kombinimin e ri të llakut i cili do të zbukurojë karrocerinë.

Konceptin Alfa Romeo 4C, deri më tani e kemi parë të mbuluar me një llak të posaçëm të kuq, por tani kjo ngjyrë do të zëvendësohet me diçka më serioze, pasi 4C në Frankfurt do të vjen i ‘i veshur’ me llak të përhimët-argjend.

Motori do të mbetet ai i njëjti. Bëhet fjalë për versionin 1.7 litërsh tubo-benzinë, i huazuar nga modeli Giuliette, i cili ofron 232 kuaj fuqi dhe shpejtësi maksimale prej 250 km/h, ndërsa shpejtësinë nga 0 në 100 km/h, e arrin për vetëm 5 sekonda.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!