Honda i ka publikuar fotografitë zyrtare të modelit të rinovuar CR-V që në tregun evropian do të paraqitet në vitin 2016.

Ndryshimet në këtë model përfshijnë disa korrigjime estetike, drita të reja të përparme dhe të pasme, parakolpet, prapakolpet, maska e re për motorin dhe të ngjashme.

Noviteti më i rëndësishëm brenda automjetit është sistemi për informacion dhe argëtim – Honda Connect që është në dispozicion në të gjitha versionet, njofton Telegrafi.

Natyrisht, ndryshimi më i madh fshihet nën kofano, ku motori 2.2 l iDTEC është zëvendësuar me motorin më ekonomik 1.6 l iDTEC me fuqi prej 118 kW, gjegjësisht 160 КF dhe moment maksimal rrotullimi prej 350 Nm.

Tërheqja bëhet me të katër rrotat, ndërsa disponon marsh manual me gjashtë shpejtësi ose automatik me nëntë shpejtësi.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!