Pasi vizitoi skuadrën e tij të re gjatë provave në pistën e Abu Dhabit, Sebastian Fetel ka nisur menjëhere nga puna me Ferrarin.
Piloti gjerman ka zhvilluar testet e para me makinën, që do të garojë duke nisur nga Botërori 2015 I Formula 1.

Në cirkuitin e Maranelos, ish-kampioni i botës ka zhvilluar disa xhiro për të njojhur më mirë makinën Ferrari duke kthyer optimizmin te tifozët e rinj me rezultatet e regjistruara në pistë.

Sebastian Fetel shihet si piloti që do të kthejë te titulli kampion Ferrarin, teksa në sezonin e ardhshëm do të garojë përkrah Kimi Raikonen.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!