Një vjedhje kolosale ka ndodhur mbrëmjen e së premtes te skuadra Red Bull, në zonën e Milton Keynes në Britaninë e Madhe.

Një grup prej 6 vetësh, të veshur me të zeza, kanë hyrë në sallën e madhe të trofeve dhe kanë zhdukur mbi 60 trofe që skuadra austriake ka fituar në historinë e saj.

Në këtë operacion vjedhjeve janë përdorur edhe 2 makina të ëmdha, me të cilët është shqyer me forcë hyrja kryesore. Të dyja makinat kanë qenë me targa të huaja, ndërkohë që forcat e sigurisë që kanë qenë në zonë nuk kanë pësuar asnjë dëmtim.

Pas ngjarjes së rëndë, forcat e policisë i kanë bërë një apel publik kujdo që ka informacion të telefonojë dhe të ndihmojë në gjetjen e trofeve të zhdukur, pasi ende nuk ka asnjë informacion. Drejtori sportiv i skuadrës së Red Bull, Kris Horner, pasi ka marrë vesh për ngjarjen ka deklaruar: “Jemi të shkatërruar nga ngjarja e ndodhur.

Janë vjedhur mbi 60 trofe, të fituara pas një pune të gjatë e të vështirë. Është një dëm i madh për ne dhe një traumë e madhe për personat që punonin atë mbrëmje. Nuk e kuptoj se përse dikush dëshiron të vjedhë këto trofe, pasi ato kanë vlerë vetëm për ne, për punën që kemi bërë për t’i fituar”, tha Horner.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!