Oferta e grupit gjerman të automobilave, “Volkswagen” për të blerë 100 për qind të kompanisë së prodhimit të automjeteve me tonazh të rënd “Scania” u kurorëzua me sukses falë vendimit të një aksioneri suedez.

Fondi i pensioneve “Alecta” deklaroi në një komunikatë se kishte vendosur të shiste 2,04 për qind të aksioneve të saj të “Scania”-as, ndërkohë që “Volksvagen” kishte njoftuar më 30 prill se i duhen afërsisht edhe dy për qind për të arritur objektivin e tij që të ketë 90 për qind të kapitalit.

“Pas disa bisedimesh të reja me ‘Volkswagen’-in, arritëm në marrëveshjen se nuk do të ketë një ofertë më të lartë”, shpjegon “Alecta”, e cila fillimisht kishte refuzuar ofertën prej 200 corona (monedha suedeze) për aksion.

“Volkswagen”, numri dy botëror i automobilave, kishte ofruar në 21 shkurt 6,7 miliardë euro për të blerë rreth 37 për qind të “Scania”-as të cilën nuk e kontrollonte krejtësisht.

Në këtë mënyrë “Volkswagen”-i mund të përforcojë aktivitetin e saj në automjetet e tonazhit të rëndë përball konkurentëve si gjermani “Daimler” dhe suedezi “Volvo”.
/BalkanWeb/

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!