Me dizajn të ri dinamik i cili bashkon trashëgiminë e pasur 4×4 të Nissan-it me pozitën udhëheqëse në segmentin e Crossover-ve, X-Trail i ri vendos standarde të reja në teknologji, efikasitet dhe komoditet.

I përmirësuar në çdo aspekt, X-Trail e mban aftësinë e saj të njohur për vozitje në çdo teren, por duke shtuar edhe tipare të reja të cilat nga fillimi do të përcaktojnë atë që blerësit mund të presin nga një SUV kompakt.

Në stilin e vërtetë të Nissan-it, X-Trail i ri fut teknologjinë Premium në fushat e reja të tregut, me tipare të shumta të cilat për herë të parë paraqiten në segment, siç janë dritat LED para, Safety Shield, navigacioni i integruar në tërësi dhe sistemi i argëtimit NissanConnect.

Më praktik se kurrë më parë, por edhe më ekonomik dhe i pajisur me një numër të madh të sistemeve të sigurisë dhe sistemeve për ndihmë në vozitje, X-Trail i ri e plotëson paletën më gjithëpërfshirëse dhe më të aftë të veturave SUV dhe Crossover në industrinë automobilistike. X-Trail i ri ka vija elegante dhe të mprehta, të cilat vërtetë e bëjnë një veturë tejet dinamike. Fellnet atraktive 19 inç nga legura e lehtë, i japin X-Trail-it të ri një pamje markante.

Në interier, tiparet Premium përfshijnë sipërfaqe të kromuara, gjeometrike dhe të shkëlqyeshme, por edhe sipërfaqe nga lëkura me qepje të theksuara. Kabina e gjithanshme ka ulëse të ngritura si në teatër, me opsion dy ulëse shtesë, për ulje të shtatë pasagjerëve. Zgjidhjet praktike përfshijnë derën e pasme e cila hapet në 90 shkallë, për të mundësuar qasje më të lehtë, por edhe lehtëson vendosjen e gjësendeve të ndryshme. Rhatia e ulëseve në rendin e mesëm, është përmirësuar me rritjen e hapësirës për gjunjë, kjo falë rritjes së distancës mes boshteve si dhe mbështetëseve më të mira të ulëseve para. Rendi i mesëm i ulëseve, mund të paloset apo të hiqet, ndërsa rendi i tretë, paloset përpara, për të rritur kapacitetin e bagazhit. Zgjidhjet praktike përfshijnë kutinë e madhe të konzolës mes ulëseve, që është aq e madhe sa në të mund të vendoset iPad-i apo tablo 10 inç.

X-Trail është modeli i parë i cili përdor gjeneratën e fundit të navigacionit NissanConnect me sisteme të informimit dhe argëtimit.

NissanConnect është zhvilluar edhe më shumë, kështu që ofron edhe mundësinë e kyçjes së telefonave të mençur, në mënyrë që voziti të mbetet në lidhje me botën e jashtme kudo që udhëtojnë.

Për vozitësin në dispozicion është edhe njëri nga sistemet më të avancuara instrumentale, që gjendet në ekranin TFT 5 inç me ngjyra, i cili tregon 12 shfaqje grafike, duke ofruar këshilla dhe paralajmërime rreth shpejtësisë, udhëzimeve të navigacionit, njohjen e shenjave të komunikacionit, këshillave për vozitje ekologjike, e deri te ndarja e momenteve të rrotullimit me sistemin e tërheqjes me 4 rrota.

Motorët më efikas

Njëra nga gjërat që e dallojnë gjeneratën e re të X-Trail nga ajo e vjetra, janë oferta e motorëve. Por motori i cili është më i veçantë, është ai 2.5 litërsh me katër cilindra. Ky motor ofron një forcë prej 175 kuaj fuqive dhe moment rrotullimi prej 350 Nm. Ajo që e bën edhe më të veçantë këtë motor, është se harxhon më pak se modeli paraprak.

Kur bëhet fjalë për harxhimet, ato mesatare janë rreth 9.2 litra për 100 kilometra të kaluara, çka është për 1 litër më pak se modeli paraprak. Sa i përket shpejtësisë, ajo maksimale është 200 km/h, derisa përshpejtimin nga 0 në 100 km/h, e arrin për 12.4 sekonda. Më shumë detaje rreth motorëve, do të jepen para fillimit të shitjes në Evropë vitin e ardhshëm.

2498 cc
Shpejtësia
200 km/h
Fuqia
175ps

Harxhimet
9.2l / 100 km

Interieri
X-Trail është modeli i parë i cili përdor gjeneratën e fundit të navigacionit NissanConnect me sisteme të informimit dhe argëtimit

Shpejtësia
Sa i përket shpejtësisë, ajo maksimale është 200 km/h, derisa përshpejtimin nga 0 në 100 km/h, e arrin për 12.4 sekonda

Harxhimet
Kur bëhet fjalë për harxhimet, ato mesatare janë rreth 9.2 litra për 100 kilometra të kaluara, çka është për 1 litër më pak se modeli paraprak

Motori
Ky motor ofron një forcë prej 175 kuaj fuqive dhe moment rrotullimi prej 350 Nm

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!